Arrestohen tre persona për armëmbajtje pa leje në Vushtrri

Arrestohen tre persona për armëmbajtje pa leje në Vushtrri

Me urdhër të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, policia ka arrestuar tre person në Vushtrri për armëmbajtje pa leje dhe mashtrim.

Policia gjatë kontrollës në shtëpinë e të dyshuarit mashkull shqiptar ka gjetur dhe konfiskuar një revole “Zastava” dhe tre fishekë të cal. 6.35 mm.

“Lidhur me rastin njësiti policor ka arrestuar edhe dy të dyshuar të tjerë meshkuj K-Shqiptarë, pasi që për të njëjtit ekziston dyshimi i bazuar se në bashkëveprim kanë kryer veprën penale ‘mashtrim’. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë. /Insajderi.com