Arrestohen tre persona dhe konfiskohen 45 kg substancë narkotike

Konfiskohen mbi 45 kilogramë substancë narkotike dhe arrestohen tre persona të dyshuar për veprën penale ‘blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’.

Arrestohen tre persona dhe konfiskohen 45 kg substancë narkotike

“Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë,  në luftën e saj të pakompromis kundër trafikimit me substanca narkotike, më datën 6 shtator 2016, ka realizuar një operacion të suksesshëm policor, nën dyshimin e bazuar se disa persona po kryenin veprën penale ‘blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’”, thuhet në komunikatën për media të Policisë së Kosovës.

Operacioni policor është zhvilluar në rajonin e Mitrovicës, ku janë arrestuar tre personat, të cilët janë arrestuar në flagrancë nga Policia e Kosovës gjatë shitblerjes së substancës së dyshuar narkotike.

  1. D. lindur me 1986 m/sh/k
  2. Xh. lindur me 1966 m/sh/i Shqipërisë
  3. M. lindur me 1965 m/sh/i Shqipërisë

Bastisja është realizuar në shtëpinë e të dyshuarit të parë, me ç’rast janë konfiskuar 45.8 kg substancë narkotike, 4 telefona mobilë, një veturë e tipit golf V.

Është njoftuar edhe prokurori kompetent dhe me vendim të tij të dyshuarit e lartcekur dërgohen në qendrën e mbajtjes prej 48 orë./Insajderi.com

droga1 droga2 droga3