Arrestohen gjashtë të rinj në Vushtrri që kryen vjedhje të rëndë

29.11.2017 16:41
Arrestohen gjashtë të rinj në Vushtrri që kryen vjedhje të rëndë

Policia e Kosovës ka arrestuar gjashtë persona mbrëmë në Vushtrri, të cilët po dyshohen se kanë kryer vjedhje të rëndë.

Gjashtë personat dyshohen se muaj më parë ishin futur në një shtëpi private duke vjedhur kështu, stoli ari, bizhuteri dhe televizor.

“Hetuesit policorë në kuadër të stacionit policor në Vushtrri, më datën 28 nëntor 2017, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë gjashtë persona të dyshuar, të cilët dyshohen për kryerje të disa veprave ‘vjedhje e rëndë’ dhe ‘asgjësim i pasurisë se paluajtshme’,  rast këto që ishte raportuar muaj më parë në zonën e përgjegjësisë së stacionit policor në Vushtrri, ku cak i kësaj vjedhjeve ishte një shtëpi private, nga ku të dyshuarit kishin vjedhur stoli ari, bizhuteri, televizor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ka publikuar inicialet e të dyshuarve ku tre prej tyre janë 16 vjeçar, një person 17 vjeç, një 18 vjeç dhe një person tjetër 19 vjeç.

“Hetimet policore nën autorizimin e prokurorit kishin nisur muaj më parë drejt zbardhjes së veprës penale, ku rrjedha hetimore ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e gjashtë të  dyshuarve :B. M., 17 vjeçar, G. H., 16 vjeçar, A.S., 16 vjeçar, G.M., 16 vjeçar., F.A., 19 vjeçar, dhe A. F., 18 vjeçar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia më tej në këtë njoftim ka thënë se si “prova materiale tek të dyshuarit Policia ka gjete dhe konfiskuar një sasi të bizhuterisë dhe një televizor që ishin  raportuar kohë me parë të vjedhur”.

Pas procedurave intervistuese, tre të dyshuarve te parë u është caktuar masa e  arrestit shtëpiak, ndërsa të  tjerët janë liruar për procedurë te rregullt./Insajderi.com