Versioni zyrtar i Policisë mbi rastin e rrahjes së deputetit Eduard Ndocaj

Arrestohen sulmuesit e deputetit shqiptar: E rrahën me shkelma dhe boksa

Insajderi merr vesh nga burime brenda Policisë, se bëhet fjalë për Ilirian Bytyqin nga Prizreni dhe Astrit Vata nga Shqipëria, të cilët tashmë janë arrestuar.

Arrestohen sulmuesit e deputetit shqiptar: E rrahën me shkelma dhe boksa

Deputeti Eduard Ndocaj po kthehej me limuzinë nga Peja ku mbrëmjen e 24 shtatorit ishte shpërblyer me çmimin “Star Kosova Awards 2016” si “Politikani i vitit 2016”, kur rrugës drejt kufirit me Shqipërinë, kishin ndaluar në një dyqan në fshatin Landovicë.

I shoqëruar nga këshilltari i tij Alban Daci,  dhe shoferi i tij, ishin ndalur të blinin ujë.

Por nuk kishte arritur të blejë ujë pasi deputeti i njohur me nofkën “Kauboi” ishte ndalur nga dy persona. E kishin rrahur “Kaubojn” në shkelma e grushta.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:30 të datës 25 shtator.

Insajderi merr vesh nga burime brenda Policisë, se bëhet fjalë për Ilirian Bytyqin nga Prizreni dhe Astrit Vatën nga Shqipëria.

Teksa Vata ishte arrestuar po atë mbrëmje, Bytyqi është arrestuar tek të hënën e 26 shtatorit.

Sipas zëdhënësit të Policisë rajonale në Prizren, Hazir Berisha, rrahja e deputetit ka ndodhur në ambientet para dyqanit në fshatin Landovicë dhe kjo vërtetohet edhe nga kamerat e dyqanit.

“Deputeti së bashku me një person tjetër dhe një shofer në përcjellje me një ngjarje në Pejë, janë ndalur në një market që punon tërë natën dhe janë takuar me dy të dyshuarit, të cilët e kanë rrahur deputetin”, ka thënë Berisha, për Insajderin.

Sipas tij, bazuar në pamjet e videove të dyqanit që janë pa zë, deputeti Ndocaj është rrahur “me shkelma dhe boksa për disa minuta teksa më vonë kanë arritur të futen në limuzinë nga ka ku janë nisur drejt kufirit”.

Edhe pse vet deputeti dhe organizatorët e ngjarjes e mohojnë të ketë ndodhur sulmi, zëdhënësi i Policisë ka thënë se ka qenë vetë deputeti Ndocaj ai që ka lajmëruar në Polici, sulmin ndaj tij dhe shoferit.

Bashkë me ta në limuzinë dyshohet se ka qenë edhe asistentja personale e deputetit Ndocaj./Insajderi.com

Nga ylli i “gala mbrëmjes” i rrahur në kufi