Arrestohen shtatë persona për klonim të kartelave bankare

Arrestohen shtatë persona për klonim të kartelave bankare

Gjatë një operacioni të policisë së Kosvës në shtatë lokacione në rajonin e Prishtinës, Gjilanit dhe Ferizajt janë arrestuar shtatë persona si të dyshuar për hyrjes në sisteme kompjuterike dhe klonim e keqpërdorim të kartelave bankare.

Si vazhdimësi e këtij operacioni policor janë kontrolluar shtëpitë dhe lokalet ku është zhvilluar kjo veprimtari e kundërligjshme, ndërsa të arrestuarit janë  R. D., F. XH., E. A., SH. J., SH. J., O. Z., V. H.

Policia po ashtu ka sekuestruar si prova materiale, “1 pajisje për klonim të kartelave bankare, 27 kartela bankare, dyshohen të falsifikuara, 6 kompjuterë, 11 telefona celularë, 9 lap top, 1 IPAD, 7 USB, 1 DVR, 4 armë kalibrash të ndryshme, 37 fishekë, 4 hard disqe, 8220 euro para të gatshme-dyshohet se rrjedhin nga veprat e lartcekura”.

Personat e dyshuar, në bazë të urdhrit të prokurorit, ndalohen për 48 orë në mbajtje policore, për të vazhduar me procedura të mëtejme gjyqësore. /Insajderi.com