Arrestohen sërish Albin Kurti e Donika Kadaj-Bujupi

Arrestohen sërish Albin Kurti e Donika Kadaj-Bujupi

Janë kthyer në paraburgim deputetët e Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe Donika Kadaj-Bujupi.

Lajmi është konfirmuar nga policia e Kosovës dhe partia e dy deputetëve.

Të dy deputetët dje kishin thyer masën e arrestit shtëpiak duke dalë në festën e partisë së tyre pas fitores në Prishtin.

“Policia e Kosovës si institucion i zbatimit të ligjit realizon detyrat dhe autorizimet e saj ligjore duke u bazuar edhe në vendimet apo urdhëresat e organeve kompetente të drejtësisë. Këtë rast bazuar në urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prishtinë për ndalim, arrestim dhe dërgim ne qendrën e paraburgimit janë ndërmarrë veprimet ligjore për realizim të të njëjtës (urdhëresë së gjykatës) ndaj dy personave në fjalë”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.