Arrestohen pronarët e sallonit të masazhit, pasi zhvillonin prostitucion

Arrestohen pronarët e sallonit të masazhit, pasi zhvillonin prostitucion

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, Sektori Qendror i Hetimeve, pas hetimeve intensive kanë realizuar një operacion kontrolli në një sallon masazhi, dje ka bërë arrestimin e tre personave të dyshuar, si dhe kanë identifikuar një viktimë të trafikimit.

Personat e arrestuar lidhur me këtë rast janë femrat: M. Z. (lindur me 1988), V. Xh. (1997) dhe mashkullin F. H. (1994).

Dyshohet se viktima është shfrytëzuar për punë të detyruar dhe shërbime seksuale. Me këtë rast personat e dyshuar të arrestuar dyshohet se kanë kryer veprën penale ‘trafikim me njerëz’ neni 171, ‘bashkëkryerja’ neni 31.

Si prova materiale janë konfiskuar përkohësisht tre telefona dhe provat tjera të siguruara gjatë hetimit i dërgohen prokurorit për procedim të mëtutjeshëm.

Viktima është trajtuar në bazë të procedurave standarde për viktimat e trafikimit.

Lokali është mbyllur nga ana e inspektorëve përkatës, ndërsa tre të dyshuarit me vendim të prokurorit kompetent janë dërguar në mbajtje për 48 orë.