Arrestohen pesë persona për trafikim me njerëz dhe prostitucion

Arrestohen pesë persona për trafikim me njerëz dhe prostitucion

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona, në dy operacione të ndara si të dyshuar për “trafikim me njerëz’ dhe ‘marrje me prostitucion’.

Në rastin e parë, në rajonin e Mitrovicës janë arrestuar tre persona, të dyshuar për ‘trafikim me njerëz’, ‘shërbime seksuale të viktimës së trafikimit’ dhe ‘keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16 vjeçare’.

Sipas policisë, këta persona veprimtarinë e trafikimit e kryenin në bashkëpunim edhe me të dyshuarën femër shqiptare, e cila ende nuk është arrestuar, por identiteti i saj është i njohur.

Në këtë rast është identifikuar edhe një viktimë e cila është trajtuar sipas procedurave për viktimat e trafikimit, ndërsa të arrestuarve u është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë.

Kurse rasti i dytë ka ndodhur në të Prishtinë, ku u arrestuan një femër dhe një mashkull nën dyshimin se  ushtronin veprimtarinë ilegale të prostitucionit.

Pas intervistimit të dyshuarit ve me urdhër të gjykatësit kujdestar për kundërvajtje janë dërguar në gjykatë me procedurë të shpejtë. /Insajderi.com