Arrestohen gjashtë serbë të Bosnjës të dyshuar për krime lufte

06.09.2016 12:42

Gjashtë serbë, pjesëtarë të Ushtrisë dhe Policisë, janë arrestuar sot me dyshimin se kanë kryer krime lufte në Bosnjë.

Arrestohen gjashtë serbë të Bosnjës të dyshuar për krime lufte

Siç thuhet, serbët e Bosnjës janë arrestuar për shkak të vrasjes së paku 60 civilëve në mesin e të cilëve edhe 11 fëmijë.

Sipas agjencisë Hina janë arrestuar Branko Joviq (59), Milomir Milosheviq (55), Nenad Vukotiq (53), Nikola Loshiq (51)  dhe  Dejan Milanoviq (70), derisa i dyshuari i gjashtë, Radomir Pantiq është arrestuar pas seancës gjyqësore ku po akuzohen për pjesëmarrje në gjenocidin ndaj boshnjakëve në Srebrenicë.

Sipas agjencive boshnjake, Prokuroria e Bosnjës të arrestuarit i ngarkon për krime lufte të kryera në pranverën e vitit 1992 në vendin e quajtur Zakoplaca, afër Srebrenicës.

Sipas pretendimeve të Prokurorisë së Bosnjës, civilët një ditë pas masakrës janë varrosur në varreza masive dhe janë zbuluar në vitin 2004.

Aty janë gjetur mbetjet e 54 viktimave, ndërkaq për mbetjet tjera hetimet ende janë duke vazhduar.