Rrahje në trafik...

29.02.2016 11:35

Arrestohen pasi tentuan të grabisin në furrë të bukës

29.02.2016 11:41
Arrestohen pasi tentuan të grabisin në furrë të bukës

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të cilat të maskuar dhe të armatosur kanë tentuar të kryejnë një grabitje në një furrë të bukës në Pejë.

Të arrestuarve u është gjetur një pistoletë me gas të kalibrit 8 mm pa fishekë e cila është konfiskuar nga policia.

Që të dy, me urdhër të prokurorit, janë dërguar për mbajtje.

Në raportin e punës në 24 orët e fundit, policia njofton se ka arrestuar 8 persona, prej të cilëve shtatë janë në mbajtje.

Po ashtu, njofton se janë shënuar 27 aksidente trafiku, por pa fatalitet./Insajderi