Arrestohen pas përleshjes me armë brenda kafeterisë në Vushtrri

Arrestohen pas përleshjes me armë brenda kafeterisë në Vushtrri

Policia e Kosovës ka arrestuar dje dy persona në Vushtrri pasi që janë përfshirë në një përleshje brenda një kafeterie në Komunën e Vushtrrisë.

Njëri prej të arrestuarve, V.S 21 vjeç, ka gjuajtur edhe me armë zjarri gjatë përleshjes.

Policia e Kosovës i ka konfiskuar armën dhe i ka dërguar të dy të dyshuarit në ndalim policor.

Deri tek përleshja ka ardhur pas një zënke casti në mes të dy të dyshuarve./Insajderi