Arrestohen një femër dhe një mashkull për pengim të personit zyrtar

Arrestohen një femër dhe një mashkull për pengim të personit zyrtar

Është arrestuar një femër dhe një mashkull për pengim të personit zyrtar në dy raste të ndara, në e Prishtinë dhe Pejë.

Në rastin e parë e dyshuara femër, kishte penguar personin zyrtar policorë gjatë kryerjes së detyrës.

Dhe me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Prishtinë rreth orës 18:45.

Ndërsa në rastin e dytë është arrestuar i dyshuari, pasi që i njëjti i ka bllokuar ankuesit mashkull rrugën në hyrje-dalje të shtëpisë me mjete të forta dhe material ndërtimor.

I dyshuari në vendngjarje nuk ka bashkëpunuar por i ka penguar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës. Rasti ka ndodhur në rrugën “Beqir Cacaj”, në Pejë.

Mirëpo gjatë kontrollit të dyshuarit në trup i janë gjetur dy thika. Me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.

Gjatë 24 orëve të fundit policia njofton se ka dërguar në mbajtje 21 persona, për vepra të ndryshme penale. /Insajderi.com