Arrestohen katër romë të dyshuar për vjedhje të radiatorëve

Arrestohen katër romë të dyshuar për vjedhje të radiatorëve

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar katër persona të përkatësisë Rome në Mitrovicë të Veriut, pasi janë zënë duke vjedhur radiatorë në një qendër shëndetësore.

Arrestimi i tyre është bërë mbrëmjen e së mërkurës.

Sipas raportit të policisë pas intervistimit, me vendim të prokurorit tre nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri është liruar në procedurë të rregullt.