Arrestohen katër persona që planifikonin grabitje të armatosur

Arrestohen katër persona që planifikonin grabitje të armatosur

Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë në Fushë Kosovë katër persona të cilët dyshohet se kishin paplanifikuar një grabitje të armatosur.

Katër personat e arrestuar janë të gjithë shtetas së Kosovës dhe i takojnë moshës së re.

L.B,   mashkull, 22  vjeç, , E.M,  mashkull, 22  vjeç, N.Z,   mashkull, 18 vjeç, dhe N.M,  mashkull, 17  vjeç.

“Në bazë të informacioneve Polica e Kosovës ka ndalur një veturë të tipit Golf IV, dhe gjatë kontrollit ka gjetur, një armë të tipit Ecol Special, 12 fishekë (7.65 mm), dy thika, dy maska, tri palë doreza dhe gjithashtu është konfiskuar edhe automjeti (Golf IV), i cili aktualisht po ekzaminohet nga njësitet përkatëse”, thuhet një njoftimin e Policisë së Kosovës

Me rekomandimin e Prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes.

Ndërkohë që hetuesit policor kanë zgjeruar rrethin e hetimeve pasi që nga puna e kryer deri tani, janë ngritur dyshime se po të njëjtit persona mund të jenë të përfshirë edhe në raste të tjera të natyrës së njëjtë të grabitjeve./Insajderi.com