Arrestohen katër persona për posedim të narkotikëve

Arrestohen katër persona për posedim të narkotikëve

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona të dyshuar për posedim të substancave narkotike të llojit marihuan.

Arrestimet kanë ndodhur në tri raste të ndara, në Shtime dhe dy rastet tjera në fshatin Rogovë në Gjakovë.

Në rastin e parë në Shtime policia ka gjetur një sasi të vogël të substancave të dyshuara narkotike të llojit marihuan, ndërsa në fshatin Rugovë policia ka konfiskuar 128 gramë substancë narkotike të llojit marihuan dhe 9 foli të cigareve me të njëjtën substancë.

Të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Policia njofton se gjatë 24 orëve të fundit ka arrestuar 11 persona për vepra të ndryshme penale. /Insajderi.com