Arrestohen katër persona për gjuajtje me armë në ahengje

Arrestohen katër persona për gjuajtje me armë në ahengje

Në katër raste të të shtënave në ahengjeve, Policia konfiskon katër armë.

Në katër raste të ndara, brenda dy ditëve të vikendit njësitë policore në Mitrovicë dhe Skenderaj, kanë konfiskuar katër  armë.

“Mbi bazën e informacioneve të pranuara për të shtëna në ahengje, njësitë policore kanë reaguar  në katër raste të ndara, dy në zonën e Mitrovicës dhe dy të tjera në zonën e Skenderajt, në të gjitha rastet policia fillimisht ka identifikuar lokacionet nga ku dyshohej për të shtëna, me ç’ rast në të katër intervenimet janë gjetur dhe konfiskuar katër armë, tri pistoleta dhe një armë tytëgjatë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Nën dyshimin për  armëmbajtje pa leje dhe përdorim të armës policia thotë se janë arrestuar katër persona të dyshuar, të cilët  pas procedurave intervistuese janë liruar për procedurë të rregullt.

Policia thotë se ndaj këtyre personave janë iniciuar procedura për vepër penale ’shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’ dhe ‘armëmbajtje pa leje’./Insajderi.com