Arrestohen hajnat në flagrancë

Arrestohen hajnat në flagrancë

Janë arrestuar pesë persona të dyshaur për vjedhje të rëndë gjatë ditës së djeshme në fshatin Strazhë, në Novobërdë.

Policia ka njoftuar se gjatë kontrollit në veturën e të dyshaurëve kanë gjetur një pistoletë, një thikë, një fishekë, dy kaçavida dhe një palë dorëzë.

Të dyshuarit janë arrestuar nga policia në orën një pasmesnatës thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, katër prej tyre janë  dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër ka arritur të arratiset. /Insajderi.com