Arrestohen gjashtë të dyshuar për tentim vrasje në Mitrovicë

Arrestohen gjashtë të dyshuar për tentim vrasje në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka arrestuar të enjten  gjashtë të rinj të dyshuar për vrasje në tentativë dhe pjesëmarrje në rrahje.

Sipas policisë në rrugën e “UÇK-së” në Mitrovicë, një grup i të rinjve kanë plagosur me thikë një 17 vjeçar.

“Mbi bazën  e gjurmëve te mbetura ne vendin e ngjarjes si dhe elementeve tjera rrethanore,  hetuesit policor kanë identifikuar  gjashtë persona tjerë të rijnë të dyshuar për  përfshirje në  ngjarje, ndërsa ne cilësi te provës materiale është konfiskuar një thikë”, thuhet në raportin e policisë.

Viktimës i është dhënë ndihma e parë në spitalin e Mitrovicës, dhe më pas është transferuar për në QKUK, kurse pesë nga gjashtë të arrestuarve janë liruar për procedurë të rregullt derisa njërit nga ta iu caktua masa e ndalimit 24 orë./Insajderi.com