Arrestohen edhe dy aktivistë të Vetëvendosjes

Arrestohen edhe dy aktivistë të Vetëvendosjes

Policia e Kosovës ka arrestuar sot dy aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje.  Kastriot Gërbeshi e Januz Shatri, hyjnë në mesin e 21 aktivistëve që janë arrestuar nga policia në ditët e fundit, 13 prej të cilëve sipas Vetëvendosjes vazhdojnë të jenë në burgje

Në një komunikatë për media, Vetëvendosje kërkon lirimin e menjëhershëm të aktivistëve si dhe ndaljen për siç thanë fushatës së përndjekjes për arsye politike.

‘’Kjo është një fushatë persekutimesh politike që të kujton kohën e regjimit jugosllav. Opozitarët, veçanërisht Lëvizja VETËVENDOSJE!, po trajtohen si cak i abuzimit policor. Arsyeja pse po ndodh kjo është për shkak të dëshirës të pangopur të Hashim Thaçit për t’u bërë President dhe për shkak të mospranimit të zgjedhjeve të parakohshme si zgjidhje për ngërçin politik që e ka prodhuar veprimtaria antikushtetuese e Qeverisë Mustafa-Thaçi’’, thuhet në komunikatë.

Ditët e fundit, një numër i anëtarëve të Vetëvendosjes janë arrestuar nga Policia e Kosovës.  Prej tyre, disa janë deputetë./Insajderi