Arrestohen dy vajza të reja në një lokal striptizi në Velipojë

01.08.2017 09:16
Arrestohen dy vajza të reja në një lokal striptizi në Velipojë

33.4 gramë kanabis u sekuestruan nga Policia e Shkodrës në një lokal striptizi ndërsa u proceduan në gjendje të lirë pronarët e lokalit për “Fshehje e të ardhurave” dhe “Punësim i paligjshëm”.

Policia arrestoi Arben Ll, 31 vjeç, Njësia Administrative Zejmen, Lezhë, M. S, 19 vjeçe, banuese në Tiranë, dhe S. G. 16 vjeçe, banuese në Lezhë.

Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në një lokal striptizi në Velipojë, sipër banakut të këtij lokali është gjetur një dozë Cannabis Sattiva.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar tek banesa e shtetaseve S. G. dhe M. S, është gjetur dhe  sekuestruar në cilësinë e provës materiale një qese plasmasi ku rezultoi me peshë 33.4 gram lëndë  narkotike.

Gjithashtu nga hetimet e kryera nga  Sektori Kundër Krimit Financiar, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale “Fshehje e të ardhurave” dhe “Punësim i paligjshëm” në ngarkim të pronarëve të lokalit B. M, 46 vjeç, banues në Shkodër  dhe K. P. 36 vjeç, banues në Zejmen, Lezhë.

Procedimi penal filloi pasi këta shtetas ushtronin  aktivitet të paregjistruar në organet tatimore.