Arrestohen dy të rinj për vjedhje në Lipjan

Arrestohen dy të rinj për vjedhje në Lipjan

Policia e Kosovës ka arrestuar gjatë ditës së djeshme dy persona të cilët dyshohen për disa grabitje në Lipjan. R.S 17-vjeç dhe F.S 22-vjeçe janë dy të arrestuarit, ndërsa pas bastisjes së një lokacioni nga Policia e Kosovës janë gjetur gjësendet e raportuara si të grabitura.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se “grumbullimi i shpejtë i informacioneve në rrugë operative si dhe zgjerimi i horizontit të hetimeve ai që u ka mundësuar hetuesve policor të Lipjanit,  që lidhur me disa raste të grabitjeve të identifikojnë dhe  të  arrestojnë dy persona të dyshuar”.

Personat e dyshuar me urdhër të Prokurorit të shtetit janë dërguar në qendrën e mbajtjes, ndërkohë që hetuesit policor po kryejnë veprimet e nevojshme procedurale para se rasti të procedohet më tej.