Arrestohen dy të mitur në Prishtinë pasi policia i kap me 14 qese drogë

Arrestohen dy të mitur në Prishtinë pasi policia i kap me 14 qese drogë

Mbrëmë rreth orës 21:30 policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar moshë e mitur, pasi pas legjitimimit policia u ka gjetur dhe konfiskuar 14 qese të vogla me substancë të dyshuar narkotike të  llojit “Marihuanë”, në peshë 27.5 gr.

Dy të  dyshuarit e mitur pas intervistimit kanë pranuar se substanca e dyshuar narkotike është e tyre,  me vendimin e Prokurorit, dërgohen 24 orë në qendrën e mbajtjes.