Arrestohen dy të mitur, kapen me substanca narkotike në Prishtinë

Arrestohen dy të mitur, kapen me substanca narkotike në Prishtinë

Gjatë ditës së djeshme në Shkollën Ekonomike në Prishtinë janë arrestuar dy meshkuj të moshës së mitur.

Pasi që gjatë kontrollimit të tyre i është gjetur një sasi e vogël e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Substancat janë konfiskuar nga Policia e Kosovës.

Me urdhër të Prokurorit të miturit janë dërguar në mbajtje. Ndërsa Policia po merret ende me rastin.