Arrestohen dy të dyshuar për fajde

Arrestohen dy të dyshuar për fajde

Policia e Kosovës arreston dy persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘fajde’. Personat e arrestuar lidhur me këtë rast janë S. T. (1975) dhe N. D. (1964).

“Operacioni policor është realizuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë, me ç’rast është kontrolluar një banesë në qytetin e Lipjanit, ku janë arrestuar dy persona, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale ‘fajde’ nga neni 343 i KPK-së”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjatë kontrollit në lokacionin e caktuar, zyrtarët policorë kanë gjetur disa shënime të cilat do të shërbejnë si dëshmi për kryerjen e veprës penale ‘fajde’.

“Dyshohet se viktima të dyshuarit të parë ia ka marrë borxh një sasi të konsiderueshme të parave,  të cilit është dashur t’ia paguajë një shumë më të lartë se borxhi i huazuar, mirëpo  edhe përkundër kësaj i dyshuari në fjalë ka vazhduar t’i kërkojë para shtesë viktimës”, thuhet më tej aty.

Policia ka thënës e një rast i ngjashëm ka ndodhur edhe në mes të viktimës së njëjtë dhe të dyshuarit të dytë, ndaj të cilëve policia ka siguruar informacione dhe prova materiale.

Pas intervistimit, dy të dyshuarve, me urdhër të prokurorit kujdestar të Prokurorisë Themelore në Prishtinë u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve./Insajderi.com