Arrestohen dy persona të dyshuar për ‘vjedhje të rëndë’

Arrestohen dy persona të dyshuar për ‘vjedhje të rëndë’

Hetuesit  policorë në kuadër të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë kanë arritur t’i identifikojë dhe arrestojë dy persona të dyshuar për përfshirje në disa raste të “vjedhjeve të rënda”.

Rastet e vjedhjeve ishin raportuar muaj më parë në zonën e Mitrovicës, ku si cak i kësaj vjedhjeje ishin disa shtëpi, ku të dyshuarit përmes thyerjes me forcë, kishin depërtuar brenda në shtëpi dhe objekte përcjellëse, nga ku kishin vjedhur televizor, nxehëse radiator, lavatriqe, vegla të ndryshme pune”.

“Hetuesit policorë mbi dyshimet e ngritura dhe provat e siguruara me datën 9 janar 2017 në Mitrovicë, kanë identifikuar dhe kanë arrestuar dy persona të dyshuar  E. I. 24 vjeçar dhe F. I. 27 vjeçar, të dy të përkatësisë etnike shqiptare shtetas të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Deri më tani hetuesit policorë tek të dyshuarit, përkatësisht  në disa lokacione të ndryshme, kanë arritur që të gjejnë 10 televizorë, 1 nxehëse radiatorë, 1 lavatriqe, 6 mjete vegla të ndryshme, 1 fshisë elektrike”, vazhdon njoftimi.

Dy  të dyshuarve, pas procedurave intervistuese nga ana e prokurorit të çështjes, u është caktuar masa e ndalimit policor./Insajderi.com

unnamed