Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhje grabitqare

Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhje grabitqare

Dje njësiti i hetimeve të stacionit policor Jugu në Prishtinë në bashkëpunim me njësitet policore të Lipjanit dhe Ferizajt,  kanë arrit të identifikojnë dhe të arrestojnë dy persona të dyshuar për një rast vjedhje grabitqare.

Policia e Kosovës njofton se rasti ka ndodhur me datën 21 gusht në Prishtinë, saktësisht në një dyqan në lagjen Dardania, ku nga personat e dyshuar viktimës (femër), i janë grabitur para të gatshme rreth 700 euro. Bëhet fjalë për rastin e videoxhirimit, që ditëve të fundit ka qarkulluar në portale e mediume të ndryshme.

Lidhur me rastin në fjalë janë arrestuar dy meshkuj shtetas të Kosovës: A.K, 22-vjeçar dhe P.F 21-vjeçar.

“Të njëjtit, me urdhër të Prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes në Prishtinë, ku aktualisht hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastin në fjalë para se rasti t’i kaloj gjykatës. Ndërkohë që i dyshuari i tretë i identifikuar nga ana e policisë është në kërkim”, njofton policia.