Arrestohen dy persona të dyshuar për ‘trafikim me njerëz’

13.09.2016 15:17
Arrestohen dy persona të dyshuar për ‘trafikim me njerëz’

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në dyshimin për ‘trafikim me njerëz’, gjatë aksionit gjithashtu ka identifikuar edhe një viktimë të trafikimit.

S.M. i lindur me 1962 dhe A. K. 1999, janë arrestuar para dy ditësh në bashkëpunim me policinë e rajonit të Malishevës.

Sipas raportit të policisë i dyshuari i parë, me qëllim të përfitimit material e ka detyruar viktimën të kryente shërbime seksuale me pagesë, derisa i dyshuari i dytë dyshohet se ka kryer veprën penale ‘trafikim me njerëz dhe shërbime seksuale të viktimës së trafikimit’.

Viktima është intervistuar në praninë e kujdestarit pastaj është trajtuar sipas procedurave standarde për ndihmë dhe mbrojtje të viktimave, kurse të arrestuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Insajderi.com