Arrestohen dy persona të dyshuar për plagosjen e djeshme në Prishtinë

Arrestohen dy persona të dyshuar për plagosjen e djeshme në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për rastin e plagosjes së djeshme në rrugën “Ibrahim Lutfiu” në Prishtinë.

Sipas policisë të plagosur kishin mbetur 30 vjeçari Z. J dhe 44 vjeçari N. U të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor.

Ndërsa pas identifikimit të të dyshuarve, mbrëmë rreth orës 23:00 janë arrestuar 42 vjeçari me inicialet N. S dhe 32 vjeçari me inicialet F. A.

“Personat e dyshuar me urdhër të Prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes, ndërkohë që bazuar në hetimin fillestar dyshohet se në këtë rast është i përfshirë edhe një person tjetër si i dyshuar, i cili është identifikuar dhe po kërkohet nga ana e policisë”, thuhet në njoftimin e policisë.