Arrestohen dy persona për trafikim të të miturave

Arrestohen dy persona për trafikim të të miturave

Janë arrestuar dy persona të dyshuar pasi që janë zënë nga policia e Kosovës duke trafikuar dhe ofruar shërbime seksuale.

Rasti ka ndodhur në komunën e Istogut, ku dy viktimat femra të moshës së mitur janë dërguar në strehimore.

“Fshati Gurrakoc, Istog 08.08.2017 – 17:00. Njësia policore ka arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që të njëjtit kishin trafikuar dhe ofruar shërbime seksuale, ndërsa dy viktima femra K/Shqiptare të moshës së mitur janë dërguar në strehimore”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Dy të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Insajderi.com