Policia e Kosovës ka arrestuar dy shtetas të Kosovës të nacionalitetit serb, për shkak të dyshimit të nxitjes së urrejtës, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor fetar apo etnik.
Stolic, 17 vjeçar dhe J. Jakovlevic 20 vjeçar dyshohet të jenë të përfshirë në rastin e shkrimeve të grafiteve në shkollën fillore dhe të mesme në “Pandeli Sotiri” në fshatin Plemetin të komunës së Obiliqit.
Policia nga dy të dyshuarit ka sekuestruar një sprej që dyshohet të jetë përdorur në shkrimin e grafiteve.
Pas përfundimit të veprimeve të nevojshme hetimore të dyshuarit janë lënë të lirë në procedurë të rregullt./Insajderi.com