Arrestohen dy persona për monedhë të falsifikuar

Arrestohen dy persona për monedhë të falsifikuar

Janë arrestuar dy të dyshuar, një mashkull dhe një femër, pasi që të njëjtit në një qendër tregtare gjatë pagesës së mallit kanë prezantuar një kartëmonedhë prej 500 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar.

Rasti ka ndodhur në komunën e Pejës.

Monedha e dyshuar është konfiskuar, ndërsa pas intervistimit me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ka njoftuar policia e Kosovës.

Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka raportuar se ka arrestuar 24 persona, për vepra të ndryshme penale. /Insajderi.com