Arrestohen dy persona pasi policia u gjenë armë në veturë

Arrestohen dy persona pasi policia u gjenë armë në veturë

Të premten në mbrëmje në rrugën “Vëllezërit Fazliu” në Prishtinë, policia gjatë kontrollit të një veture ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë tipit Zoraki me karikator, dy gëzhoja dhe një fishek kalibër i panjohur.

Sipas policisë arma dhe fishekët dyshohet se janë përdorur duke shtën me të.

Lidhur me rastin janë arrestuar dy persona të dyshuar. Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është liruar, ndërsa tjetri pas intervistimit është dërguar në mbajtje.