Arrestohen dy persona në Prishtinë, iu gjetën mjete të dyshuara shpërthyese

Arrestohen dy persona në Prishtinë, iu gjetën mjete të dyshuara shpërthyese

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Rrugën B, në Prishtinë.

Dy të arrestuarit ndodheshin në një veturë që Policia e ka ndaluar për një kontroll.

Gjatë kontrollit, Policia ka gjetur dy mjete të dyshuara shpërthyese në veturë, ka bërë të ditur për Gazetën Express, zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.

“Arrestimi i tyre ka ndodhur pasi ata janë ndalur në një pikë kontrolli në këtë lagje”, ka thënë Krasniqi për Express.

Nuk dihet se a ka qenë e paralajmëruar për Policinë ardhja e veturës apo ka qenë e rastësishme.

Krasniqi ka treguar se njësitet relevante të Policisë tashmë po merren me rastin.