Arrestohen dy persona në Fushë Kosovë për vjedhje

Arrestohen dy persona në Fushë Kosovë për vjedhje

Njësitet policore të stacionit të Fushë Kosovës kanë arrestuar dy persona të dyshuar për disa raste të vjedhjeve.

Personat e dyshuar M.K (19 vjeçar) dhe B.S (23 vjeçar) janë ndaluar, derisa po udhëtonin me një veturë të tipit Golf (karavan), në drejtim të Mitrovicës.

Në automjetin me të cilin po udhëtonin peronat e dyshuar  policia  ka arritur të gjej dhe konfiskoj një revole si dhe gjësende që janë raportuar të vjedhura të cilat ju janë kthyer pronarëve.

Po ashtu nga ana e policisë është konfiskuar edhe vetura e cila po ekzaminohet nga  njësitet përkatëse.

Me urdhëresë të Prokurorit të shtetit,  janë dërguar në qendrën e mbajtjes, ndërkohë që hetuesit policor kanë zgjeruar rrethin e hetimeve, pasi që nga puna e kryer deri tani, janë ngritur dyshime se po të njëjtit persona mund të jenë të përshirë edhe në raste të tjera të vjedhjeve që kohëve të fundit janë raportuar në Polici./Insajderi.com