Arrestohen dy kosovarë për falsifikim lejesh të qëndrimit në Zvicër

19.03.2017 14:57
Arrestohen dy kosovarë për falsifikim lejesh të qëndrimit në Zvicër

Njëri prej tyre, një 63 vjeçar, akuzohet për falsifikim të disahershëm të dokumenteve. Me rastin e kontrollimit që është bërë në shtëpinë e tij janë gjetur tri leje të falsifikuara të qëndrimit në Kantonin e Tiçinos.

Prokuroria publike, Policia Kantonale dhe Rojet Kufitare bëjnë të ditur se në kuadrin e një aksioni të përbashkët kontrolli, kanë arrestuar dy shtetas kosovarë të dyshuar për falsifikim të lejeve të punës, shkruan polizeinews.ch.

Bëhet fjalë për dy burra të moshave 40 dhe 63 vjeçare. Rasti i tyre lidhet me ndalimin e një minibusi më të cilin ishin gjetur disa shtetas kosovarë me qëndrim të paligjshëm në Zvicër. Arrestimi i tyre është bërë më 13 mars në Ponte Teresa.

Ndaj dy personave është bërë kallëzim penal për shkelje të rëndë të Ligjit për të Huajt dhe pastaj janë lënë të lirë kundrejt pagesës së një kaucioni, transmeton albinfo.ch.

Veç kësaj, 63-vjeçari akuzohet për falsifikim të disahershëm të dokumenteve. Me rastin e kontrollimit që është bërë në shtëpinë e tij janë gjetur tri leje të falsifikuara të qëndrimit në Kantonin e Tiçinos.