Arrestohen disa studentë gjatë aksionit afër kishës në UP

Arrestohen disa studentë gjatë aksionit afër kishës në UP

13:35

Aktivistët e SKV-së u lejuan nga Policia e Kosovës që të vendosin një parullë në derën e kishës. Në të  shkruan“Ky objekt i ndërtuar në hapësirën universitare është ndërtuar në kohën e regjimit pushtues shovinist të Millosheviqit”

sks

Policia e Kosovës ka arrestuar disa studentë derisa sa ata u nisën në drejtim të objektit të kishës ortodokse që ndodhet në kampusin e universitetit të Prishtnës.

Aksioni është organizuar nga Lëvizja Studentore Studim, Kritikë, Veprim, në bashkëpunim me Parlamentin Studentor. Gjatë së cilit Flamur Pireva nga SKV mbajti një fjalim, duke thënë se nuk do të lejojnë kthimi i hijes së regjimit të Millosheviqit përmes kësaj kishe.

“Ne i bëjmë thirrje rektorit dhe organieve të UP-së që menjëherë të reagojnë ndaj tendencave për ringjalljen e këtij objekti të ndërtuar gjatë kohës së sundimit fashist të Serbisë. Nuk do të lejojmë që përmes kishës ortodokse serbe të na kthehet hija e regjimit të Sllobodan Millosheviqit në Kosovë”.

Priftërinj, zyrtarë të Listës Serbe dhe vetë zëvendëskryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviq, kanë filluar para disa ditëve riparimin e kësaj kishe por punimet janë ndërprerë nga Komuna e Prishtinës./Insajderi.com