Arrestohen 6 persona, tre prej tyre deputet

Arrestohen 6 persona, tre prej tyre deputet

Policia e Kosovës ka njoftuar se 6 persona të dyshuar, tre prej të cilëve janë deputet të Kuvendit të Kosovës, janë shoqëruar për intervistim në Polici, për siç thuhet veprime të kundërligjshme nga situata e krijuar sot në ambientet e Kuvendit, raporton Insajderi.com

Personat e dyshuar akuzohen për kryerje te veprës penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” (gazit lotsjellës), nga  neni 374 i  Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, veprimet policore janë ndërmarr dhe po ndërmerren në konsultim me prokurorin kompetent./Insajderi.com