Arrestohen 5 persona të dyshuar për kontrabandë me barna

Arrestohen 5 persona të dyshuar për kontrabandë me barna

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona, që dyshohet se kanë bërë kontrabandë me barna.

Operacioni është shtrirë në regjionin e Prishtinës, Ferizajit dhe të Gjilanit, duke përfshirë tetëmbëdhjet () lokacione të ndryshme.

“Këta persona dyshohet se  në  mënyrë të organizuar dhe bashkëpunim kanë kontrabanduar barna të ndryshme duke dëmtuar  buxhetin e Kosovës, duke rrezikuar  shëndetin e qytetarëve dhe duke konsumuar kështu veprat penale: “Kontrabandim me mallra”, Shmangia nga pagesa e tarifave  të detyrueshme doganore” , si dhe ”Ushtrim i kundërligjshëm i veprimtarisë  mjekësore dhe farmaceutike”, njofton policia.

Gjatë bastisjeve  janë gjetur  dhe konfiskuar  sasi  e konsiderueshme e barnave  të pakontrolluara dhe të p verifikuara  me prejardhje  kryesisht nga Serbia,  të cilat dyshohet se janë të  kontrabanduara  në mënyrë ilegale për në Kosovë, njofton policia.

“Dy nga te arrestuarit janë punonjës të shëndetësisë, dhe të njejtit dyshohen se kanë konsumuar vepren penale “Shpërdorim i detyrës zyrtare”, njofton PK./Insajderi.com