Arrestohen 47 gazetarë, ish-punonjës të gazetës opozitare Zaman në Turqi

Arrestohen 47 gazetarë, ish-punonjës të gazetës opozitare Zaman në Turqi

Pas arrestimit të më shumë se 40 gazetarëve gjatë ditëve të kaluara në Turqi, edhe gjatë ditës së sotme gjykata ka lëshuar urdhër-arrest për 47 ish-gazetarë të gazetës opozitare Zaman.

Mediet turke raportojnë se gjatë orëve të para së mëngjesit policia turke gjatë një operacioni të zhvilluar në ndërtesën e gazetës dhe në disa lokacione ka vënë në pranga 47 gazetarë ku midis tyre ndodhen edhe ish-drejtori i Përgjithshëm i grupit medial Zaman, drejtoresha e gazetës Todays Zaman dhe analisti i njohur turk, Ali Bulaç.

Të arrestuarit akuzohen për lidhje me organizatë të armatosur dhe për mashtrim me shitjet, raporton Express.

Gazeta Zaman është e njohur për publikun ndërkombëtar pas konfiskimit që iu bë asaj nga një gjykatë turke në fund të muajit mars. Pas vendimit policia turke bastisi ndërtesën e Zaman duke përdorur edhe gaz lotsjellës ndaj punonjësve të saj.

Gazeta Zaman para konfiskimit renditej e para për nga shitjet në Turqi. Sipas statistikave gazeta shiste 1 milion kopje në ditë.