Arrestohen 4 të mitur për sulmin në Muzeun e Alfabetit të Shqipes

21.03.2017 21:18
Arrestohen 4 të mitur për sulmin në Muzeun e Alfabetit të Shqipes

Policia në Manastir të Maqedonisë ka njoftuar sot se ka paraqitur kallëzim penal kundër katër personave të mitur për shkak të dyshimeve se kanë hedhur kokteje të Molotovit në Muzen e Aflabetit të Shqipes.

Sipas policisë, tre të mitur nga Manastiri dhe një tjetër nga një vendbanim i afërt, të moshës 16 dhe 17 vjeçare, në fillim të këtij muaji gjatë natës kanë hedhur kokteje të Molotiovit në këtë muze dhe janë përpjekur ta ndezin atë.

Gjatë hetimeve në vendin e ngjarjes, policia ka gjetur më shumë gjurmë dhe gjësende, në të cilat gjatë ekspertizës është gjetur ADN-ja e një të mituri, kundër të cilit është paraqitur padi penale.(rel)