Arrestohen 12 persona të dyshuar për ‘marrje me prostitucion’

Arrestohen 12 persona të dyshuar për ‘marrje me prostitucion’

Drejtoria e Policisë së Kosovës për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore më 21 nëntor 2017, ka realizuar dy operacione policore, nën dyshimin e bazuar se persona të caktuar dyshohet se po kryenin veprat penale ‘marrje me prostitucion’ dhe ‘mundësim ose detyrim në prostitucion’.

Operacionet policore janë realizuar në rajonin e Mitrovicës,  ku kjo drejtori në Mitrovicë ka arritur të bëjë arrestimin e 12 personave dhe identifikimin e një viktime të trafikimit.

Lidhur me këtë rast janë arrestuar:

-H. M. lindur me 1971 m/sh/k

-F. R. lindur me 1985 m/sh/k

-F. F. lindur me 1955 m/sh/k

-Sh. Sh. lindur me 1984 f/sh/k

-S. Sh. lindur me 1968 m/sh/k

-E. B. lindur me 1972 m/sh/k

-D. H. lindur me 1961 m/sh/k

-Xh. V. lindur me 1963 m/sh/k

-Xh. H. lindur me 1969 m/sh/k

-N. H. lindur me 1966  m/sh/k

-A. Sh. lindur me 1968 m/sh/k

-I. M. lindur me 1969 m/sh/k

Policia thotë se të dyshuarit e arrestuar  me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, janë dërguar në gjykatën kompetente në procedurë të shpejtë, ndërsa viktima është trajtuar në bazë të procedurave vepruese./Insajderi.com