Armiku më i madh i adoleshentëve janë mediet sociale

13.09.2016 13:15

Më 14 e 15 shtator në Prishtinë do të mbahet Kongresi i 20-të Evropian për shëndetin e Adoleshentëve.

Armiku më i madh i adoleshentëve janë mediet sociale

Kongresi i organizuar nga Shoqata Ndërkombëtare për Shëndetin e Adoleshentëve këtë vit ka për temë “Mediat sociale dhe shëndeti i adoleshentëve”.

Sipas presidentit të Kongresit, Fitim Uka, kësaj radhe është përzgjedhur kjo temë për faktin se përqindje e madhe e adoleshentëve, po i përdorin mediet sociale për video-lojëra.

Sipas Ukës, mediet sociale aktualisht po llogariten si armiku më i madh i adoleshentëve, që do të thotë se, përpos te shëndeti i tyre, po ndikon direkt edhe në rezultatet mësimore, shkruan Klan Kosova.

Uka më tej shtoi se shqetësues për këtë gjendje është fakti që 20 për qind e popullatës në Kosovës janë adoleshent dhe masa më e madhe është prekur nga mediet sociale.

Ndaj, siç tha ai, e kanë parë të arsyeshme që edicioni i 20-të i këtij kongresi t`i kushtohet kësaj teme, e më pas rekomandimet që dalin nga aty do të përmblidhen në një raport që do t`i dorëzohet institucioneve relevante që punojnë me adoleshentët.