Armeni që ia pamundësoi Haxhi Krasniqit meçin për kampion bote, mposhtet nga Eubank Jr

Armeni që ia pamundësoi Haxhi Krasniqit meçin për kampion bote, mposhtet nga Eubank Jr

Boksieri britanik Chris Eubank Jr ka mbrojtur me sukses titullin kampion të botës në versionin IBO në kategorinë super të mesme, pasi e mposhti me vendim unanim të gjyqtarëve gjermano-armenin Arthur Abraham.

Abraham, i cili dështoi të fitonte titullin kampion bote, e kishte mposhtur kosovarin Haxhi Krasniqi në një duel të zhvilluar në muajin prill të këtij viti.

Siç raporton Daily Mail, në meçin që u zhvillua ndërmjet Eubank dhe Abraham mbrëmë në Wembley të Londrës, britaniku ishte më i mirë gjatë gjithë duelit.

Megjithëse britaniku Eubank nuk arriti ta nokautonte Abrahamin gjatë 12 raundeve, ai mori vlerësim të qartë nga gjyqtarët të cilët vendosën për fitoren e tij me pikët: 118 – 110 dhe dy herë nga 12-108.

Nëse kosovari Haxhi Krasniqi do ta fitonte meçin ndaj Abraham në muajin prill, me shumë gjasë do të ishte sfidues i Eubank Jr për titullin kampion bote në IBO. /Insajderi.com

https://www.youtube.com/watch?v=fPZygcbBU5A