Armëmbajtje pa leje në Gjakovë, arrestohet një person

Armëmbajtje pa leje në Gjakovë, arrestohet një person

Në fshatin Bec të Komunës së Gjakovës, Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar mashkull, të cilit i është gjetur dhe konfiskuar një revole me gjashtë fishek.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në rreth orës 04:15 minuta të mëngjesit, raporton Insajderi.com.

Sipas policisë, i dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. /Insajderi.com