Arilena Ara nënshkruan kontratë me kompaninë muzikore “Effective Records”

Këngëtarja nga Shqipëria,  Arilena Ara ka nënshkruar një kontratë me kompaninë shumë të njohur muzikore, “Effective Records.ru”.

Kjo kompani muzikore ka marrë në menaxhim edhe këngëtaren e hitit “Lost on You”, LP.

Një gjë të tillë e ka konfirmuara vetë artistja përmes llogarisë së saj në Facebook, ku shkruar: “Udhëtimi vetëm sa ka filluar”.

“Effective Records” ka nën menaxhim promovimin e këngëtarëve të ish-vendeve të Bashkimit Sovjetik, si Rusi, Bjellorusi, Ukrainë etj.

Kujtojmë gjithashtu që kënga “Nëntori”, e cila i solli asaj suksesin, është transmetuar pak ditë më parë në ndeshjen Inter-Palermo.