Artikull i sponsorizuar

Arif Elshani kërkon votën e qytetarëve të Istogut

Arif Elshani kërkon votën e qytetarëve të Istogut

Arif Elshani, kandidati për kryetar të komunës së Istogut nga iniciativa qytetare “Të Pavarurit e Istogut” zotohet se do ta rikthejë besimin e humbur të qytetarëve në institucionet shëndetësore.

Cilësia e dobët e shërbimeve shëndetësore, mungesa e pajisjeve mjekësore, mungesa e barnave të listës esenciale, dhe probleme të tjera kanë bërë që shëndetësia në Komunën e Istogut të jetë në një gjendje të rëndë dhe kjo gjendje kërkon zgjidhje të menjëhershme.

Prioritet i qeverisjes time do të jetë shëndetësia dhe do të angazhohemi që qytetarëve të Istogut të ju ofrojmë shërbime cilësore 24 orë.

Këtë do ta bëjmë përmes:

Jetësimit të repartit të lindjeve në Istog (i cili ka degraduar plotësisht) dhe për çdo lindje në këtë repart do të japim nga 300€.

 Do të angazhojmë staf profesional dhe kompetent për jetësimin e këtij reparti dhe do sigurojmë pajisje me aparaturë të nevojshme për të pasur shërbime cilësor dhe kujdes 24 orë për nënën dhe fëmijën.

 Do të përmirësojmë shërbimin mjekësor duke funksionalizuar shërbimin e emergjencës për të aktivizuar dhe mbikëqyrur punën 24 orëshe të kujdestarisë.

 Do të bëjmë furnizimin e QKMF-së dhe qendrave tjera me barna esenciale dhe do të aktivizojmë së paku një barnatore e cila do të jetë në shërbim të qytetarëve 24 orë.