Argjentinasi më i mirë në Evropë nuk është Messi

Argjentinasi më i mirë në Evropë nuk është Messi

Dygolëshi fantastik ndaj Crotones në fundjavë ka ndihmuar sulmuesin e Interit, Mauro Icardi të arrijë kreun e klasifikimit të golashënuesve në kampionatin italian, bashkë me boshnjakun Edin Dzeko.

Aktualisht, të dy janë në kuotën e dhjetë golave.

Duke shtuar edhe golin në Europa League kundër Southamptonit, Icardi ka arritur një statistikë mbresëlënëse, përcjell Telesport.

Ish-sulmuesi i Sampdorias aktualisht është lojtari argjentinas i cili e ka gjetur rrugën e rrjetës më shumë se çdokush tjetër në pesë ligat kryesore të Evropës (La Liga, Bundesliga, Serie A, Premier League dhe Ligue 1), madje edhe më shumë se Lionel Messi, Sergio Aguero apo Gonzalo Higuain. /Insajderi.com