Argjentina dhe Brazili drejt botërorit “Rusi 2018”

Argjentina dhe Brazili drejt botërorit “Rusi 2018”

Argjentina dhe Brazili kanë shënuar fitore të rëndësishme në kuadër të eliminatoreve për botërorin “Rusia 2018”.

Argjentina ka triumfuan kundër Kilit me rezultat minimal 1-0, falë golit të Lionnel Messit, i cili realizoi prej pikës së bardhë në minutën e 16 të takimit.

https://www.youtube.com/watch?v=qz0WfTrsPe0

Ndërkohë, Brazili ka shënuar fitore kundër Uruguait me rezultat 4-1, ani pse që në minutën e 9 u gjend në disavantazh.

‘Selecaos’ arritën tw përmbysin rezultatin falë ‘hat-trick-ut’ të Paulinhos 18, ’51, 90 dhe një goli të Neymarit 74.

Me këtë fitore Argjentina renditen në pozitën e tretë më 22 pikë, një më pak se Uruguai që është në pozitën e dytë ndërsa lider mbetet Brazili me 30 pikë./Insajderi.com

https://www.youtube.com/watch?v=WoYSw9tFXYQ