“Argatin e Haradinajt” nuk ka kush e qet jashtë LDK-së

“Argatin e Haradinajt” nuk ka kush e qet jashtë LDK-së

Disa minuta pasi nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, tha se kryetari i ri i Komisionit Shtetëror për Shënimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, Shpejtim Bulliqi, në momentin që ka pranuar ofertën e kryeministrit Ramush Haradinajt nuk është më pjesë e LDK-së por “argat i Haradinajt” ka ardhur reagimi i vet Bulliqit.

Haziri: Bulliqi nuk është më i LDK-së, është argat i Haradinajt

“Sapo lexova një prononcim të nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri i cili paska deklaruar se unë nuk jam në LDK. Njoftoj të gjithë miqtë dhe anëtarësinë e partisë sonë se unë, kam qenë, jam dhe do të jem në LDK”, ka shkruar Bulliqi në një postim në Facebook./Insajderi.com

Sapo lexova një prononcim të nënkryetarit të LDK-së Lutfi Haziri, i cili paska deklaruar se unë nuk jam në LDK. Njoftoj…

Posted by Shpejtim Bulliqi on Tuesday, 12 September 2017