Aretha Franklin, “Mbretëresha e Soulit” – vdes në moshën 76-vjeçare  

Aretha Franklin, “Mbretëresha e Soulit” – vdes në moshën 76-vjeçare  

Aretha Franklin, këngëtarja e shumëfishtë e çmimeve Grammy, karreria e të cilës ka kaluar shtatë dekada, ka vdekur sot në moshën 76-vjeçare.

Mbretëresha e Soulit, e hiteve si “Respect”, Think and I Say a Little Prayer”, ka vdekur në Detroid, pas një sëmundje të rëndë disa vjeçare, raporton Telegraph”, përcjell Insajderi.

Një i afërm i familjes së saj tregoi të hënën se këngëtarja është dërguar të hënë në spital, pasi që gjendja e saj ishte keqësuar.

Franklin e cila u diagnostifikuar me kancer në vitin 2010, u detyra të anulojë një pjesë të koncerteve, për shkak të shëndetit dhe sëmundjes, ku mjeku e kishte urdhëruar të pushonte për dy muaj rresht.

Në shkurt të vitit të kaluar, këngëtarja kishte njoftuar se do t’i anulonte turnet e saj, pas publikimi të albumit të fundit.

Herën e fundit kur u shfaq në skenë Frankin ishte në nëntor të vitit 2017, për Fondacionin Elton John AIDS në Nju Jork dhe në koncertin e saj të fundit publik që e kishte mbajtur në Filadelfia në gusht të vitit 2017.

“Ishte një shfaqje e mrekullueshme pasi Aretha tashmë ishte duke luftuar lodhjen dhe dehidrimin” kishte shkruar, Roger Friedman, duke përshkruar shfaqjen e saj të fundit në Filadefia.

Franklin dhe zëri i saj i veçantë dhe i fuqishëm u bë i famshmëm në vitet 1960, pasi filloi të dilte si këngëtare e ungjillit, duke arritur sukses masiv global me hitet e saj shpërtërore dhe të paharrueshme.

Ajo ka shitur më shumë se 75 milionë kopje të albumeve të saj në mabrë botën dhe mori 18 çmime Grammy. /Insajderi.com